Mes 20 të arrestuarve në Elbasan si pasojë e megaoperacionit “Tempulli”, rezultojnë të jenë edhe një student dhe një anëtar i Këshillit Bashkiak.
Sipas informacioneve të deritanishme raportohet se bëhet fjalë për këshilltarin bashkiak Franko Hakilja i partisë së Lirisë, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa burime bëjnë me dije se operacioni vijon ende në Elbasan.
Në profilin e tij në facebook, më 23 shkurt 2023 ai ka publikuar një foto të tij me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta duket në një nga aktivitetet që kjo parti ka realizuar.
Ai ka përfunduar në pranga, ndërsa mbetet akoma e paqartë se në çfarë roli ka qenë, shpërndarës i thjesht apo me veprimtari më të gjerë në hierarkinë e shpërndarjes. Ndërkohë, në Fier në kuadër të po të njëjtit operacion është kapur Altin Backa, 34 vjeç, nga fisi i njohur i “të fortëve” të këtij qyteti.