Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani. Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.
Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke thënë se “Zemra e Amerikës është rënduar” dhe nga ana tjetë ka shtuar se ne nuk të falim.