Reperi Kanye West i ka kërkuar publikisht ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, që t’i heqë fëmijët e tyre nga shkolla e tyre e rreme për të famshëm. Ish-bashkëshortët, të cilët janë divorcuar që nga viti 2021, kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Që nga ndarja e bujshme çifti ka debatuar shpesh në lidhje me prindërimin.

“Kim hiqi fëmijët e mi nga Sierra Canyon tani, është një shkollë e rreme për të famshëm që përdoren nga sistemi”, shkroi reperi me shkronja kapitale në Instagram të mërkurën mbrëma.

Katër fëmijët ndjekin shkollën Sierra Canyon me kohë të plotë, por dikur bënin aktivitete jashtëshkollore në ‘Akademinë Donda’ tashmë të mbyllur të West – një shkollë private e krishtere e hapur nga reperi në 2022 dhe e emëruar pas nënës së tij të ndjerë Donda West. Për më tepër Kanye pranoi se themeluesja e ‘Skims’ ka fëmijët e tyre 80 përqind të rasteve dhe se ai i shikon shumë rrallë.

Problemet e kaluara të muzikantit kanë shkaktuar fërkime të mëdha mes të dyve në vitet e fundit, me Kardashian duke shtuar masat e sigurisë për fëmijët e saj gjatë shpërthimeve publike të West në 2022.

“Gjithçka që ata bëjnë është të marrin të gjithë fëmijët e të famshëmve dhe t’i hedhin në të njëjtën shkollë,” tha reperi për shkollën aktuale të fëmijëve të tij, duke pretenduar se administrata përpiqet t’i indoktrinojë ata.