Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestag, Michael Roth ka reaguar në lidhje me deklaratën e diskutuar të ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier. Roth shprehet se nuk e shef përfaqësuesin amerikan të jetë i shqetësuar aspak për agresionin serb dhe është kaq i shqetësuar për dinarin serb. Politikani gjerman i ka quajtur deklaratat e ambasadorit të “pabalancuara”.
“Të pabalancuar” e ka quajtur Kryetari i Komisinit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit amerika në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës. Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën.S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.