Shqipëria, Maroku dhe Engjipti janë tre destinacionet me vlerën më të lartë për pushimet në vitin 2024, duke ofruar një klimë të këndshme, aventura interesante.
Është e vështirë të marrësh një mesatare të kostove të pushimeve nëpër vendet turistike. Është gjithashtu e vështirë të krahasohen vendet në një bazë të ngjashme dhe shkëmbimi i monedhës dhe inflacioni luajnë një rol të madh.
Një pushim për tre netë në SHBA mund të kushtojë për shembull, 1389 dollarë për një individ dhe është e vështirë të gjesh një destinacion që kushton më pak se sa mund të shpenzosh në shtëpi, por disa prej tyre mund të ofrojnë vlerë të madhe. Si krahasim, jeta në Mbretërinë e Bashkuar kushton mesatarisht 53 £ (67 dollarë) në ditë (bazuar në një qira mesatare në Mbretërinë e Bashkuar me tre dhoma gjumi me shërbimet komunale).
Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendstrehim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështor me 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatik në detet Jon. Guidat e kanë mbrojtur atë si një vend për t’u shkuar gjatë viteve të fundit, sepse është shumë më i lirë se shumica e fqinjëve evropianë dhe ka kaq shumë hijeshi.
CNTraveler e lavdëron shumë ushqipmin shqiptar nga qengji me aromë rozmarine dhe levrekun e zier me djathë mali të thartë, ndërsa The Times sugjeron të provoni tave kosi (pulë e pjekur ose qengji në kos) ku edhe me tre pjata dhe një shishe verë, mund të jetë e vështirë të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.
Telegrafi mbron kulturën e Shqipërisë duke sjellë në vëmendje dhe jetën e gjallë të kafeneve në kryeqytetin Tiranë, i cili është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj. Shëtisni fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet Cerauniane të përmendura në mënyrë të famshme në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit. Ai i krahasoi me dashuri këta banorë malësorë me malësorët skocezë që jetojnë vetëm në një klimë më të mirë mesdhetare.