Reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi. Ajo postoi disa imazhe në ditën e Shën Valentin ku shfaqet krah të dashurit dhe përmbledh disa nga çastet më të ëmbla me futbollistin, ndërsa i bën edhe një dedikim.

“Mendoj se ti meriton më shumë se një këngë për Shën Valentin”, shkruan Loredana,

Ndërsa futbollisti i komentoi: “Dashuria ime e përhershme”.

Loredana konfirmoi lidhjen me Karim vitin e kaluar pas thashethemeve se dyshja ishin së bashku.

Ndësa gjatë një interviste të zhvilluar për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin.