Elvis Myrtaj ishte një nga ato personazhe të “Big Brother Vip” që u përqafua menjëherë dhe me shumë dashamirësi nga publiku, edhe pse rrugëtimi i tij nga shtëpia përfundoi herët.

E ndërsa Lisi i është kthyer jetës së tij normale, disa gjëra kanë ndryshuar, teksa ai me sensin e humorit si gjithnjë, thotë se tashmë ‘është VIP’ dhe se edhe rrjetet sociale ia menaxhon vëllai.
I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai si rrallë herë foli për jetën e tij private, duke treguar se pasi doli nga shtëpia, ka nisur edhe një njohje të re. Kjo deklaratë erdhi pas një loje, ku vëllai i tij, pyetjes se kur ishte takimi i fundit i Lisit me një vajzë, iu përgjigj ‘dje’.

“Dje jam takuar me një vajzë”, duke lënë të kuptohet se është në hapat e para të një romance.