Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shprehet se Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin iranian.
Ajo ka thënë se ky sulm çon në përshkallëzim të madh dhe paqendrueshmëri në rajon dhe më gjerë.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese.” – ka shkruar ajo.
“Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.” – ka bërë thirrje Osmani.