Pas ‘sulmit’ që Romeo ka marrë orët e para të mëngjesit të sotëm nga Liami dhe Meritoni, ku siç e kemi përmendur herë pas here që debatet e tyre kanë shkuar deri në përmendje të familjarëve, një reagim ka ardhur nga Donaldi, vëllai i Romeos, teksa i del në mbrojtje këtij të fundit.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it, Donaldi shkruan:
“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë she ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti❤️.”- shkruan Donaldi./ICONSTYLE