Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë ku ka folur për rëndësinë e arsimit. Në konferencë, Rama shprehu idenë se duhet të krijohet një aleancë si NATO për arsimin. Ai shtoi se e ardhmja mbrohet nga dija dhe jo nga armët dhe se urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Po ashtu Rama tha se armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka patur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit, shtoi ai, vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.

“Do të përpiqem të jem mikpritës i mirë për ju. Për ne është një moment përulës që të jemi vendi i parë në rajon që ju ka mirëpritur në këtë forum të rëndësishëm. Dua të falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur. Dua të falënderoj gjithashtu dhe presidentin e Këshillit të lartë të Turqisë dhe ministrin e arsimit të Hungarisë. I nderova këta dy persona, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që po bëjnë këto dy vende për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin për të ndërtuar siç duhet sistemin e arsimit.