Partia Socialiste mbledh ketë të martë Asamblenë Kombëtare, ku pritet të diskutohet për rienergjizimin e PS-së.

Gazetarja Fiona Xhafaj raporton për ABC News se mbledhja do të zhvillohet online dhe do të fillojë në orën 17:00 .

Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, ku ai do të lërë edhe disa porosi anëtarëve të kësaj asambleje.

Rendi i ditës:

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.
Miratimi i Projekt Vendimit “Për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste”.
Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozim dhe përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS.
Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës të PS”.
Miratimi i Projekt Vendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të përfaqësisë, të Komisionit të Verifikimit të Mandatave dhe të Komisioneve të Votimit e të Numërimit të Votave të Kongresit të PS.
Të ndryshme