Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar në emisionin “Review” në Euronews Albania zanafillën e Ligjit të Luftës me Greqinë, marrë shkas nga propozimi i PDIU që Kuvendi shqiptar t’i kërkojë Greqisë heqjen e këtij ligji.

Ai tregoi gjithashtu se pas thyerjes së ushtrisë italiane në Greqi, gjermanët i erdhën në ndihmë aleatit të tyre duke pushtuar Athinën.

Nga ana tjetër kujtoi se Berisha ka humbur dy gjeneral për shkak të luftës me Greqinë dhe tani mbron Belerin, klikoni për videon.

Sipas Xhufit, edhe pasi Athina ishte pushtuar nga gjermanët, trupat greke vijonin të qëndronin në zonën e quajtur Vorio-Epir, të cilën e mbanin të pushtuar duke marrë shkas nga precedenti i sulmit italian.

“Ligji i Luftës erdhi në një konjukturë të caktuar, që ishte sulmi i Italisë, në 28 tetor 1940 nga territori i pushtuar i Shqipërisë drejt Greqisë. Sulmi i ushtrisë italiane u thye shumë shpejt nga Greqia. Pikërisht ligji i luftës u shpall në këtë kohë, kur u ndal ofensiva italiane dhe filloi tërheqja. Dhe doli një ligj lufte, që është ligj për shtetasit armiq të Greqisë.

Në të njëjtën ditë u shpall edhe gjendja e luftës ndaj Italisë e Shqipërisë. Dua të them që u tregua përmbajtja e vërtetë e këtij ligji që në muajt e parë. Tërheqja e ushtrisë italiane, bëri që ushtria greke, e mbështetur fort edhe nga britanikët, pasi ishte flota e tyre që i shkaktoi dëmet më të mëdha italianëve.

Për t’i ardhur në ndihmë italianëve, në pranverë të vitit 1941, për t’i ardhur në ndihmë italianëve ushtria gjermane hyri nga Bullgaria dhe pushtoi Greqinë, atëherë trupat greke qëndroi me këmbëngulje në frontin shqiptar, në atë kohë që trupat gjermane kishin hyrë në Athinë. Qëndruan në Epir ku kishin vendosur një regjim ushtark dhe kishin aneksuar territorin shqiptar, duke nisur nga precedenti i sulmit italian”, tha Xhufi./EURONEWS