Me një natyrë mahnitëse, fshatrat kodrinorë të Tiranës ofrojnë peizazhe tërheqëse për çdo vizitor që zgjedh të zbulojë rrethinat e kryeqytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje magjike nga fshati Bastar, në Tiranë.
Me rrugën e re që gjarpëron kodrave të gjelbëruara, Bastari por edhe gjithë fshatrat e kësaj zone tërheqin çdo ditë turistët e natyrës.
Në ndryshim nga gjallëria dhe intensiteti i jetës në kryeqytet, fshatrat dhe rrethinat e tij ofrojnë peizazhin rural mes kodrave të gjelbëruara.
Zhvillimi i agroturizmit i ka dhënë po ashtu një tjetër hov këtyre zonave të cilat janë shndërruar në destinacione të preferuara për turistët vendas e të huaj.