Nga Spartak Ngjela
Humbje e thellë e Saliut.
Abstenime djathtas.
Nuk pranojnë Saliun.
Po Saliu që tani është mundur me mbi 300 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike.
Sigurisht që do të qëndrojë, dhe do të thotë: “m’i vodhën votat”.
Po, a i ka provat e kësaj vjedhjeje?
Hahahahaha…
Ende nuk ka gënjeshtar që të kuptojë se çfarë është prova në një proces gjyqësor.
Por, çfarë është kjo që po dëgjojmë?
Një komedi është, por Saliu nuk e kupton dot që komedinë nga tragjedia e ndan vetëm një milimetër.
Domethënë kjo është tallje e Saliut me elektoratin e djathtë?
Po, një fyerje dhe tallje e të djathtës shqiptare ëshë kjo, se e vërteta tregoi që e djathta sot nuk e pranon më Saliun, prandaj ajo nuk doli në zgjedhje.
Një komedi, sigurisht që është kjo, por Saliu ua paraqet liderëve të Partisë Demokratike si tragjedi.
Po Saliu ç’do të bëjë?
Saliu është skllav i nevojës së tij, nuk largohet.
Po cila është nevoja e tij?
Është forca politike që i duhet për të mbrojtur paratë që ka fituar familja e tij kur ky ka qenë kryeministër.
Por a do t’i mbrojë dot?
SPAK mund t’ia konfiskojë, sepse si familje ata janë nën akuzë penale. Të shohim procesin gjyqësor se çarë do të vendosë.
Gjithçka është në dorë të SPAK.