Temperaturat pritet që të arrijnë deri në 40°C, në ditët në vijim duke rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe zona rurale.
Lidhur me këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) duke u bazuar në parashikimet e IGJEO dhe Qendrës Evropiane për Koordinimin e Emergjencave (ERCC), i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Rekomandohet shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut, si dhe ndalohet përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura.
‘Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura’, thuhet në njoftim.