Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti, për mediat në Kosovë.
Ajo shtoi se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimin për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.