Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali komentoi marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat duken disa më të ftohta dhe shumica besojnë që fajtori kryesor në këtë mes është vetë Albin Kurtit.

Megjithatë, Spiropali në “Real Story” nuk preferon të bëjë komente të natyrës politike, por shtoi se bashkëpunimi institucional mes dy shteteve është në maksimumin e vet.

Ajo theksoi se shqiptarët janë në një moment të mirë historike dhe ky është një avantazh i madh.

“Përtej asaj që mund të duket në raportin politik, po të shohësh si numrin e marrëveshjeve të nënshkruara, janë duke u zbatuar, ashtu dhe politikat që po ndiqen dhe bashkëpunimi i vërtetë institucional, besoj se është në maksimumin e vet.

Ajo që ju i shihni si raporte politike pastaj, unë Shpreh keqardhjen për një dukje të tillë, do doja të mos ishte kështu. Duhet t’i japim fund deklaratave, këtyre lloj mërrylje publike, s’ka nevoje për të përdorur deklarata politike për përfitime afatshkurtra politike.

Kjo është një garë historike për t’i afruar shqiptarët, për të rritur peshën e faktorit shqiptar në rajon dhe për ti bërë ato pjesë natyrale me familjen europiane, me të cilët na ka ndarë dhuna.

Shqiptarët nuk kanë qenë mirë seç janë sot në histori të tyre, edhe ne raport me prestigjin ndërkombëtar, edhe në raport me reputacionin që kemi krijuar. Ne duhet t’i mbyllim negociatat brenda 2027 , ne duhet të bëhemi anëtar të BE brenda 2029″, tha ajo./abcnews.al