Këtë të enjte është paraqitur në SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Ismaili është paraqitur për të disatën herë për tu pyetur.
Më parë, ai është pyetur si person në dijeni në lidhje me të paktën dy dosje hetimore.
Ende nuk janë zbuluar arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm, por pritet që detajet të bëhen të ditura në vijim.




















