Momente tensioni u shënuan në Sllovaki, ku një turne i futbollist në salla të mbyllura u shndërrua në një teatër të pakëndshëm dhe të paparashikuar dhe protagonist absolut u bë Denis Vavro. Ish mbrojtësi i Lazios, aktualisht pjesë e Wolfsburg u bë autori i një reagimi të ashpër që pushtoi median sllovake.
Sipas asaj që publikohet në portalin ‘Sportovy’ qendërmbrojtësi hoqi fanelën dhe i zemëruar iu drejtua tribunës për një përballje të drejtërdrejtë me një tifoz. Pas kaosit, Vavro iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë versionin e tij të fakteve duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij, por edhe duke shpjeguar motivin që solli atë sjellje; fyerjen ndaj nënës së tij.

‘Më vjen shumë keq për incidentin që ndodhi gjatë një eventi ku unë marr pjesë çdo vit-shkruante Vavro në postimin e tij-kishte konfuzion në pankinë dhe po kërkoja të qetësoja djemtë, kur një spektator nisi të fyejë nënën time. Në atë moment e lashë veten që të më mbysnin emocionet, por nuk i bëra keq askujt’.