Në një intervistë për Euronews Albania, akademikja Lea Ypi ka folur lidhur me zërat se ajo mund të jetë kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.

Për gazetarin Mentor Nazarko, Ypi tha që nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare dhe se këto diskutime janë si big brotheret e politikës.

“Për mua këto janë si big briother i politikës. Si mund ti vijë një gjë zyrtare një akademiku që nuk është marrë kurrë me politikë në Shqipëri, nuk ka bërë asnjë ditë politikë, nuk është angazhuar me asnjë parti politike.

Për mua është pjesë e diskutimit të big broither-it të politikës. Është ë rëndësishme që njeriu të shmangë diskutimet në këtë nivel individual, sepse demokracisë shqiptare nuk i ndihmon duke përmendur vazhdimisht emra.

Të vijë një fluks nga diaspora është interesante por duhet të jetë politikë e një partie, pjesë e një vizioni për Shqipërinë në të ardhmen që i duhet paraqitur qytetarëve shqiptarë me një program. Jetojmë në demokraci jo në monarki absolute, shpresoj që jetojmë.

Ftoj analistët, gazetarët, politikanët mos të mendojnë për politikën me këto lloj përkufizimesh, sepse e dëmton shumë demokracinë shqiptare”, u shpreh akademikja Lea Ypi.