Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar njoftimin, ndërsa shkruan se kjo fazë do të zgjasë deri më 25 gusht. Kushi u bën thirrje prindërve që nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijët të shfrytëzojnë këtë fazë, ndërsa shton se për prindërit që do të kenë nevojë për mbështetje në përdorimin e portalit e-Albania do të ketë stafe të dedikuara ndihmëse në çdo shkollë.”Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese!”, shkruan ministrja.Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji. Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit. Viti i ri shkoll këtë vit do të nisë më 12 shtator.
Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, Ministrja Kushi: Afati deri më 25 gusht
PSG hyn në histori, francezët mundin me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale...
Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n e shumëpritur, një arritje...
Gjermania 50 mld euro për riarmatosjen,shifra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Komisioni i Buxhetit i Bundestagut miratoi më shumë se 50 miliardë euro në kontrata të prokurimit ushtarak më 17 dhjetor 2025. Vendimi shënon një...
“Do kemi revolta, jo protesta”, Berisha lë të hapur mundësinë për përjashtimin e Salianjit:...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt këtë të mërkurë, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha doli...
Siria njeh Kosovën pas rrëzimit të regjimit të Assadit
Lufta që shpërtheu në Siri në vitin 2011 nuk mbeti një krizë e largët për Kosovën. Ajo u shndërrua shpejt në një sfidë konkrete...
Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!
Nga Ylli Pata
Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e...
Mero Baze: Suel Çela, një “mit” në dispozicion të Berishës
Duke folur para Këshillit të mbetur Kombëtar në PD, Berisha po shpjegonte sot disa ngjarje të pretenduara kriminale me pengmarrje nga qeveria, që të...
Zelensky: Vazhdimi i luftës vitin tjetër është i pakuptimtë, Ukraina ka mbështetje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve evropianë të tregojnë mbështetjen e tyre për Kievin dhe t’i dërgojnë një sinjal të qartë Moskës...
Starmer: Abramovich-it të ‘paguajë tani’ viktimat e Ukrainës ose të përballet me gjykatën
Kryeministri britanik Keir Starmer paraljmëroi sot se oligarku rus Roman Abramoviç duhet të "paguajë tani" viktimat e luftës në Ukrainë ose do të përballet...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Dhjetor 2025
Dashi
Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe...
Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare
Nga Eduard Zaloshnja
Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77%...




















