Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, “veçanërisht tankeve gjermane”. Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiç tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj. “Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiç. Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj. Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën
Edi Rama shkoi t’i takonte të atin në burg, djali i Hashim Thaçit e...
Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës.
Përmes një postimi në...
Moska: Do të kërkojmë dëmshpërblim nga BE-ja për asetet
Në ditën e Këshillit Evropian që do të vendosë për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Banka Qendrore e Rusisë paralajmëron se do të...
Adriana Kalaja: Koha më dha të drejtë për vendimet e gabuara të PD, kam...
Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e cila u zhgënjye nga lëvizja e deputetëve demokratë të cilët shprehen mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.
Ajo pason në këtë detyrë ish gjytaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Gjyqtarja...
Apeli i Posaçëm do të presë Kushtetuesen për masën e pezullimit për Ballukun, por...
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit për zv/kryeministren Belinda Balluku pas seancës së zhvilluar ditën...
Korreshi: S’mund të ketë seancë normale në Kuvend! Kam nxirje në të gjithë trupin,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, komentoi tensionet dhe kaosin e shkaktuar sot në Kuvend, gjatë seancës që zgjati vetëm një orë.
Korreshi tha se...
Takimi me Thaçin në Hagë, Rama: U rrëmbye nga zyra pa gjyq e akuzë!...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata...
Kaos, përplasje fizike dhe flakadanë….seanca plenare përmes fotove
60 minuta, kaos, përplasje fizike dhe flakadanë, mbizotëruan seancën e fundit plenare për këtë sesion, me ligjvënësit demokratë që kishin zaptuar karriget e kabinetit...
Takimi me Thaçin në Hagë, Rama: U rrëmbye nga zyra pa gjyq e akuzë!...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata...
PSG hyn në histori, francezët mundin me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale...
Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n e shumëpritur, një arritje...




















