Në vijim të agjendës së tij zyrtare në Bruksel, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili synon të theksojë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.
Në fokus të diskutimeve ishte konteksti aktual gjeopolitik, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe integrimit europian të rajonit.




















