Glutamati i natriumit ose glutamati monosodium është një nga aditivët më të zakonshëm që përdoret në ushqimet që ne përgatisim vetë ose blejmë. Një përdorim të gjërë të kësaj toksine e gjejmë edhe tek ushqimet e servirura nëpër restorante. Është gjithashtu e pranishme edhe në disa ushqime në mënyrë natyrale në formën e pluhurit të bardhë kristalor dhe duket shumë i ngjashëm me kripën dhe sheqerin.
Glutamati Monosodium është një përmirësues i aromës, që i hidhet ushqimeve për t’u bërë më të shijshme. Ka një efekt ngacmues në qelizat nervore, duke nxitur kështu ngrënien e tepërt. “Në vetvete, glutamati i natriumit mund të jetë përdorur në doza shumë të vogla por mund të jetë i dëmshëm sidomosh për ata që janë alergjikë ose të ndjeshëm.
Doza të mëdha janë sigurisht të dëmshme. Pika që vlen të përmendet është që kjo toksinë është e pranishme në sasi të mëdha në ushqimet e përpunuara si patate të skuqura, supa të paketuara, ushqime të konservuara, të cilat vetvetiu janë jo të shëndetshme dhe kështu duhet të shmangen Duhet të kontrolloni etiketat e ushqimit gjatë blerjes së gjësendeve të paketuara dhe të shmangni blerjen nëse glutamati i natriumit është e listuar “, thotë nutricionistja Pooja Malhotra.
Sipas saj, kimikisht, nuk ka ndryshim midis asaj që gjendet në ushqime natyrale dhe asaj në ushqimet e përpunuara. Megjithatë, si një shtesë, mund të jetë e dëmshme për shkak të dozave të mëdha ose përbërësve të tjerë në ushqimet e përpunuara”. Disa nga artikujt ushqimorë që përmbajnë glutamate natriumi janë ushqime të konservuara, salcice, patate të skuqura, supa të përgatitura, birrë etj. Gjithashtu është e pranishme në sende ushqimore si djathë, domate, bizele, arra, grurë, etj. Një konsum i tepërt i glutamatit të natriumit është i lidhur me mbipeshën dhe çrregullime të tjera metabolike.
Pooja Malhotra rendit efektet e tjera të dëmshme të konsumimit të tepërt të glutamate natriumi: 1. Studimi thotë se mbi 2,00,000 tonë glutamat natriumi përdoren në të gjithë botën. Konsumimi i tepërt i kësaj kripe mund të shkaktojë probleme si migrena, marramendje, çekuilibër hormonal, të përziera, dobësi, dhimbje në gjoks etj.
2. Duke ndikuar në receptorët e gjuhës sonë, glutamati i natriumit e bën ushqimin më të shijshëm sesa është në të vërtetë dhe kjo ju çon në shtim peshe dhe mbipeshë.
3. Na bën të varur nga ushqimi dhe të ndihemi të uritur gjithë kohës. Glutamati i natriumit ka të njëjtin ndikim në qelizat e trurit si ilaçet.
4. Efektet indirekte afatgjata mund të përfshijnë mbipesha dhe çrregullime të tjera metabolike. Disa studime kanë treguar që ka pasur një numër të shtuar të rasteve të diabetit për shkak të glutamatit të natriumit në ushqim.
5. Mosfunksionimi i gjëndrës mbiveshkore, presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni dhe goditja në zemër janë rreziqe të tjera që mund të shkaktohen nga konsumimi i tepërt i glutamatit të natriumit.
6. Efektet e tjera të dëmshme përfshijnë dhimbje koke akute, shtrëngim të muskujve, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, skuqje, dobësi.