Xhevdet Ferri gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, skaliti personazhe dramatike dhe komike, duke lënë gjurmë në shumë breza.Ai së bashku me aktorë të tjerë mund të cilësohen yjet e kinemasë shqiptare të viteve 80.

Miku i tij aktori i njohur Ndriçim Xhepa, regjisori Vladimir Prifti, Piro Milkani dhe Rajmonda Bulku kanë ndarë me shikuesit e Abc News momentet më të rëndësishme të jetës artistike me Xhevdet Ferri.Ai ka ikur nga kjo botë ku jemi kalimtare, por është e sigurt që ai do mbetet përgjithnjë në mendjen e çdo shqiptari me personazhet e skalitura në 30 filma të kinemasë shqiptare.