8 kandidatët që janë në garë për të marrë drejtimin e Byros Kombëtare të Hetimit pasi kanë kaluar të gjitha testet e kualifikimit teorik dhe praktik, tashmë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafisë ose siç njihet ndryshe makinës së të vërtetës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se testi i Poligarfisë do të fillojë ditën e sotme dhe do të përfundojnë të premten.
Testi i Poligrafit për kandidatët për kreun e BKH do të bëhet për dy përsona në ditë. Lista e 8 kandidateve te kualifikuar: 1-Aida Veizaj (Hanaj) 2-Ardian Çipa 3-Artur Beu 4-Ervin Hodaj 5-Gentjan Shehaj 6-Lindita Nushi 7-Idajet Faskaj 8-Ylli Pjetërnikaj Por pas testit të Poligrafisë, këto kandidatë do të bëjnë edhe intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit. Kujtojmë se fillimisht nga lista me 40 kandidatë u përzgjodhën sipas kritereve 18 kandidatë. Më pas testin e logjikës dhe testin fizik e kaluan vetëm 8 prej tyre. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.