Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian, do të zhvillojnë një takim joformal në Bruksel mbrëmjen e sotme, në fokus të së cilit do të jetë perspektiva e zgjerimit të Unionit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ky takim, qëllimi i së cilës është për të përgatitur samitin e Zagrebit që mbahet nga 5 deri në 7 maj, është thirrur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, teksa do të marrin pjesë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.
Ky takim vjen pasi Komisioni Europian ka propozuar një metodologji të re për zgjerimin e Unionit, sipas së cilëve i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike, mes tyre edhe Franca. Presidenti Emanuel Macron, ditën e djeshme, bëri një deklaratë shpresëdhënëse, duke thënë se do t’i japë fund bllokimit të zgjerimit të BE-së, nëse KE-ja do të japë “OK” mars për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë edhe Franca do të jetë dakord.
Ndërkohë që ditën e nesërme, (17 shkurt) 5 vendet, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia me në krye Shqipërinë, do t’i bashkohen Konferencës së donatorëve ku pritet të mblidhet një shumë e caktuar për të përballuar faturën e rindërtimit prej rreth 1 mld euro pas tërmetit të 26 nëntorit. Deri më tani shumë vende europiane kanë konfirmuar pjesëmarrjen, teksa Rama është shprehur nuk pret që të plotësohet e gjithë shuma, por do të jetë një ndihmë e madhe për të mos qenë të vetëm!
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga presidenti i KE-së, Charles Michel. Në fokus të këtij taki është prespektiva e zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Bruksel – Pritja nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Takimi “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.