Me rreth shtatë gram proteina, vezët janë një nga mënyrat më të shëndetshme për të filluar ditën tuaj – përveç nëse i skuqni në shumë vaj. Por ndryshimi i llojit të vajit që përdorni për të gatuar këtë element kryesor të mëngjesit mund t’i bëjë ato shumë më të shëndetshëm, madje edhe t’i shijoni më shumë. Përdorimi i vajit të ullirit në vend të vajrave të tjera mund të sigurojë që të keni të verdhën e përsosur të vezës dhe gjithashtu t’ju sigurojnë antioksidantë thelbësorë.
Studimet kishin sugjeruar më parë se përdorimi i vajrave vegjetale për të skuqur ushqim mund të jetë i keq për shëndetin tuaj për shkak të prodhimit të kimikateve toksike të quajtura aldehide gjatë procesit të ngrohjes. Por megjithëse vaji i ullirit klasifikohet si një vaj vegjetal, hulumtimi ka treguar që ngrohja e vajit të ullirit të pandryshuar krijon më pak aldehide sesa vajrat e tjerë bimorë. Vaji i ullirit është më i ëprshtatshëm dhe më pak i dëmshëm në skuqjen e gjërave sepse ka një pikë të ulët tymi, dhe nxehet shumë më shpejt. Por ekspertët e Bri + Co deklarojnë se shija e butë e vajit të ullirit në të vërtetë mund të jetë kanavacë e përsosur në ushqimet që hani në mëngjes. Gjalpi shpesh lë pas një shije të kripur dhe kremoze, por shija më e lehtë e vajit të ullirit do ta bëjë që mëngjesi juaj të jetë më pak i yndyrshëm dhe më i shëndetshëm për ju.