Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi se nuk ka frikë nga COVID, pasi kujdeset për higjienën dhe ushqehen shëndetshëm si familje. Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Kryemadhi tregoi se dhe çfarë konsumon në këto kohë, si thjerrëzat, apo fasulet si dhe hurdhat.

“Unë si doktoreshë që jam, s’kam frikë nga virusi, dhe duke qenë se i pres thonjtë shkurtër dhe i laj duart shpesh. Mundohemi të hamë shëndetshëm, siç është përdorimi i thjerrëzave, i fasuleve, pllaqive, që kanë hekur e anti-inflamatorë, hurdhat.Po ashtu ajo tregoi se i bën vetë blerjet në shtëpinë e saj, ndërsa shtoi se ka marrë leje për të dalë.“Unë i bëj sigurisht. Sapo shah tufat e mëdha me hurdha, i marr të gjitha. Kam aplikuar unë me leje. Të jemi të sinqertë që na kanë ndihmuar, se na bëjnë shërbime në shtëpi. Kjo është e mirë, për të ndihmuar në kohë.”, pohoi kryetarja e LSI-së.