Ministria e Mbrojtjes kërkon të “punësojë” të rinj, të cilët do të marrin mësime shtesë për Akademinë e Nënoficerëve me emrin “Thomson”. Kjo akademi konsiderohet si fidanishtja e përgatitjes së drejtuesve të rinj, duke u mësuar efektivëve jo vetëm koncepte dhe veprime luftarake, por edhe lidership.
Akademia ka rinisur në mjedise të hapura, duke respektuar masat anti COVID-19 kurset fillestare dhe të avancuara të nënoficerit për të rritur më tej profesionalizmin e Forcave të Armatosura. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ministria Xhacka poston videon dhe shkruan se Forcat e Armatosura kanë nevojë për profesionistë të rinj!
Vetëm dy ditë më parë kjo ministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë përfunduar Fakultetin Juridik, të Shkencave Sociale, të Inxhinierisë Elektronike, Ekonomik, të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Inxhinierisë Navale, Inxhinierisë Mekanike, Gjeoinformatikë e Gjeografi apo çdo fakultet tjetër dhe janë jo më shumë se 26 vjeç të zgjidhin si alternative Forcat e Armatosura.
Mosha më e lartë u kërkua vetëm pë rata të rinj jo më shumë se 31 vjeç, që kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe kjo për faktin se ky universitet ndryshe nga të tjerët ka më shumë vite studimi.
Plot 60 të rinj që kanë një diplomë bachelor, do mund të titullohen oficerë dhe të kenë një karrierë të sigurt në Forcat e Armatosura pas përfundimit të kursit 1-vjeçar.