Lezha ofron mundësi turizmi jo vetëm detin, por dhe lumin, natyrën, malin, kulinarinë dhe turizmin historik, ku zonat turistike të qytetit si Shëngjini, Tale, Rana e Hedhun mbeten të përzgjedhura si destinacione pushimi në këtë sezon turistik dhe veçanërisht për turistët nga Kosova.Turistët në Lezhë mund të gjejnë një kombinim të turizmit malor, detar, historik, lumin e kulinarinë.Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar një sërë fotosh nga pikat turistike ku vizitorë të shumtë të grupmoshave të ndryshme kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit në këto zona.E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kune e Vain, si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.
Zona etnografike e Zadrimës, e cila shtrihet në pjesën veriore të bashkisë së re është një pasuri e cila së fundmi po kthehet në atraksion të agroturizmit dhe të ushqimit të ngadaltë.Në Lezhë ndodhen 15 objekte monumente kulturore dhe historike, si kalaja dhe Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Zojës Nunciate, Kisha Ortodokse, Katedralja Katolike, Xhamia e Lezhës, Ura e vjetër, muret fortifikues, kompleksi skulpturor i Gjergj Fishtës, etj.