Profesori i njohur Elmaz Eltari ka h umbur jetën si pasojë e inf ektimit me koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët shkruajnë në rrjetet sociale se Eltari ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, por nuk arriti që të mbi jetojë.

Elmaz Eltari ka lindur në 18 maj 1935. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1962. Po në këtë vit është emëruar mjek ordinator në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Inf ektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës.

 vitin 1971 u bë bashkautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet Infektive”, të drejtuara nga Prof. N. Dushniku.