Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në zbatim të planit të punës por edhe si pjesë e taskforcës antiCovid, kanë kryer gjatë ditës së sotme 432 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, tek operatorët e biznesit. AKU bën të ditur se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit, si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Në kuadër të bashkërendimit të inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCovd, inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 154 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. AKU informon se, ka kryer vëzhgime mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet e monitoruara, ndërsa vijon këshillimin e përfaqësuesve të subjekteve për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë shërbimeve tregtare me qytetarët.