Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij nga LSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog” në RTSH 24, Naço sqaroi për opinionin publik problemet dhe përplasjet me lidershipin e LSI-së për të cilin ai shprehet se e përjashtuan dhe e larguan në mënyrë tinzare dhe të pabesë. Zotio Naço, ju keni qenë tre herë i zgjedhur deputet i LSI-së, dy herë nënkryetar i kuvendit, dy herë ministër dhe pas afro 13 vjetësh në LSI befas largoheni dhe bëheni pjesë e PS-së. Çfarë ndodhi realisht? Problemt e mia me lidershipin e LSI-së kanë filluar që në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ne si LSI fituam tre bashki, Skraparin, Beratin dhe Kuçovën. Por nuk pati një fjalë të vetem për të gjithë këtë puë që u bë. Për hir të vërtetës duhet thënë se kjo ua rrit në bashkëpunim me PS-në dhe Edi Ramën. Dua ta them se asnjë përfaqësues i LSI-së nuk ka ardhur në atë kohë as në Berat, as në Kuçoë e as në Skrapar.
Si ka mundësi? Asnjë përfaqëesues i LSI? Po. Asnjë. Po zoti Meta? Në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit. As zoti Meta. Për hir të vërtetës ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë me PS-në. Nuk duhet të harrojmë se nga nëntë bashki që fitoi LSI në ato zgjedhje lokale, tre u morën në qarkun e Beratit. Po pas kësaj çfarë ndodhi? Unë u largova si minsiër i Drejtësisë në vitin 2015. Unë u foksuova në Berat dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 LSI mori dy deputetë nga 7 mandate që kishte qarku. Kemi lënë PD-në mbrapa. Kemi marrë gjysmat e votave të Partinë Socialiste dhe kemi lënë pas Partinë Demokratike. PS mori 4 mandate, LSI 2 mandate dhe PD 1 mandat. Dhe çfarë ndodhi më pas? Në 2017 brenda LSI-së u krijua një marrëdhënie disi e ngurtë pas largimit të Ilir Metës. U ndryshua statuti. Në LSI është krijuar një kryesi ekzekutive që në një farë mënyre sfumoi kryesinë e madhe. Të gjitha vendimet i merrte një grup prej tre katër vetash. Nuk përfaqësonin ndonjë gjë të madhe në elektorat. Kjo kryesi ekzekutive ishte njësoj si ajo në kohën e Enverit, si sekretariati.
Kur filloi momenti kur ju përfundimisht vendosët që të largoheshit? Për shumë vendime që janë marrë në emër të LSI-së disa herë kemi reaguar dhe disa herë jo për të mos prishur marrëdhaniet, sepse kur kjo kryesi merrte vendim ishte vendim politik dhe ne duhet të ishim pjesë e tyre. Ju i keni ndjekur deklaratat e lidershipit të LSI-së që thoshin se këta janë të Ilir Metës që i ka caktuar ai. Dua stafin tim. Ne nuk jemi ndjerë aq komodë. Për hir të vërtetës, pas dorëzimit të mandatit mua më është kërkuar të punoja në Durrës. Sepse ju e dorëzuat mandatin, nuk ishit si ata që qendruan në Kuvend. Nuk më ka shkuar asnjëherë në mend që mandatin e marrë në emër të LSI ta mbaja për arsyet e mia personale. E mora në emër të LSI-së dhe ua kam dorëzuar. Por dua ta them se dorëzimi i mandateve ishte një dështim me sukses i lidershipit të LSI-së. Ashtu siç ishte dështim me sukses qenia në parlament me 20 deputetë tëe LSI në fund të sallës dhe nuk kishin atë fuqi sepse nuk donin të ishin në vijën e parë. Vetëm gjashtë muajtë e parë deputetët e LSI ishin aktivë, pra deri në janar. Madje më shumë se deputetë e PS-së por edhe të PD-së. Kronikat janë aty. Nga dhjetori që ndodhën ngjarjet e pakëndshme dhe nga janari deri në qershor kemi patur debate mes Ramës dhe Bashës dhe ne aty ishim vetëm figura. Nga qershori deri në dhjetor bojkotuam parlamentin. Në janar dhamë dorëherqjen dhe ikëm. Të gjitha këto unë do ti quaja dështim me suskes të lidershipit të LSI-së. Edhe pse dështonin në mënyrë të përsëritur, ata mendonin se janë mirë.
Dhe vendimi juaj final zoti Naço? Për hir të tarsnparencës të anëtarëve dhe simpatizanëtev të LSI-së, që u serviret në shtyp që Nasip Naçon e blenë, e shitën, mund të them që më është kërkuar. Ka një vendim të kryesisë së LSI-së që unë të isha në Durrës me organzimin e LSI-së atje. Prej një viti jam marrë atje në Durrës duke kosnoliduar strukturat dhe për të hyrë në një fushtë I përgatitur. Nga LSI më është kërkuar një rezultat jashtë çdo parashikimi. Nuk po e them numrin e deputetëve që më është kërkuar se mund të qeshni. Po nuk ka problem, qeshim. Unë jam njeri serioz dhe nuk dua tju bëj për të qeshur. U tashë që kjo nuk arrihet. Më është kërkuar që të shkoj në qarkun e Beratit siguriisht për të patur një rezultat më të mirë se ai që ne kishim marrë. Pra më shumë se dy deputetë. Por edhe pse u mora me organizimin në qarkun e Beratit, vetëm kur shikoj me titra në televizione që kishin ardhur dy kandidatë të tjerë.
Nuk kishit dijeni fare? Nuk jam as i pari, e as i fundit që i ndodh kështu. Pastaj ju morët vetë një vendim apo ju ofruan? Nuk kam marrë vendimin vetë sepse ju e dini se unë doja t’i kthehesha profesionit tim të avokatit. Kjo ishte një marrëdhënie e ndërpreë nga lidershipi i LSI-së pa asnjë lloj kontakti. Ishte në mënyrë tinzare dhe të pabesë. Po të më thoshin, kisha ikur . Më pas një pjesë e mirë e strukturave të LSI-së më kanë kërkuar t’i kontaktoja dhe ti përfaqësoja dhe nuk janë pak. Po ti shikoni kandidatët asnjë nga kandiatët e LSI që ishin në zgjedhjet e vitit 2017 nuk janë aktualisht kandidatë në qarkun e Beratit dhe nuk janë fare në agjendën e lidershipit të LSI-së dhe kjo për mendimin tim ëshë një eksperiment politik që duan të bëjnë me qarkun e Beratit për tu thënë disa të tjerëve që kur ne hoqëm këta që ishin më të mirët, çmund të bëjmë me ju. Pra ky ishte kuptimi i asaj që ju thatë eksperiment politik? Po. Eksperiment janë bërë gjatë githë kohës. Një herë ketej dhe një herë andej. Eksperiment do ta quaja dorëzimin e mandateve, eksperiment do ta quaja mosfutjen në zgjedhje dhe largimin nga bashkitë, eksperiment do ta quaja lidershipin e LSI që është kthyer në vasale të PD. Ne kemi kërkuar të jemi partner dhe jo vasal. Ju e keni parë që janë bërë 10 protesta të mëdha në bulevard dhe dhe LSI nuk ka qenë as afër podiumit. Sepse donin të karikonin Luzlim Bashën. Por unë nuk kam qenë te LSI për të bërë Bashën kryeminisër.
Në fakt ti e kë thënë në emisionin tim që punoje që Ilir Meta të bëhej kryeminisëtr. Unë I besoja asaj që i kam thënë. Mos harroni se në atë kohë në Berat LSI është rritur me 13 mijë vota. Kur PD ka rënë 7 mijë vota dhe PS është rritur me 3 mijë vota. Kështu besoja unë se ishte gjithë Berati dhe gjithë Shqipëria. Unë nuk e mohoj që e kam thënë për Metën sepse ai u bë kryetar i kuvendit dhe u bë edhe president. Me këtë nuk besoj se kam gabuar në parashikimet e mia. Mua Ilir Meta më ka futur në politikë. Kemi qenë bashkëudhëtarë për disa fitore rresht. Në 2009, një nga katër mandatet është marrë në qarkun e Beratit edhe me kontributin e zotit Meta. Më pas LSI ka ecur me këmbët e veta duke u mbeshtetur nga qytetarët.
Po më pas? Unë nuk kam për ta qëlluar asnjëherë me gurë LSI-në. Po për hir të transparencës këto pesë gjëra i kam thënë dhe po i them edhe këtu. Ju thirri vetë Edi rama? Për hir të vërtetës marrëdhëniet e mia me Ramën kanë qenë të shkëlqyera. Edhe për Berishën kështu keni thënë. Për Berishën kam thënë korrekte, ligjore dhe njerëzore. I bie të shkëlqyera. Ju e thatë të shkëlqyera. Me zotin Rama nëse do lexoni procesverbalet në mblerdhjet e qeverisë do ta kuptoni mbështetjen që më ka dhënë sidmos për reformën në drejtësi. Nuk mund të kesh ecuri pa mbështetjen e kryeministrit. Kemi patur mbështetje nga zoti Rama si LSI në qarkun e Beratit në zgjedhjet lokale dhe vetë kandidati në atë kohë na hapi shumë probleme për të fituar bashkinë e Beratit. Marrëdhëniet në koalicion janë të ëvshtiaë dhe delikate. Duhet kompromis.
Rama ju kërkoi dhe ju thirri? Marrëdhëniet i kam patur me Ramën korrekte. Do përshëndetesha dhe do bisedoja sa herë të ndeshesha. Por ama ju keni marrë pjesë edhe në protesta kundër qeverisë Rama? Po. Por unë nuk kam qëlluar asnjëherë me gur. Nuk kam thën asnjëherë që Rama është i krimit dhe drogës dhe në parlament nuk kam shkuar as te podiumi të qëlloja me vezë, me gurë apo me çizme. Jam serioz në atë që bëj. I respektoj institucionet dhe nuk kam për ta bërë ndonjëherë. Besoj se pas sondazheve që ka bërë PS-ja besonte se unë kam mbështeteje në Berat. Sigurisht që më kontaktoi edhe vetë Rama. Janë 70-80 për qind e elektoratit të LSI-së që më kanë kontaktuar që unë t’i përfaqësoja. I sati do jeni në listën e kandidatëve të PS në Berat? Unë nuk bëj lista.Nëse ata si kryesi e PS-së mendojnë se unë vlej që të hyj në garë, unë do jem në garë. Nëse jo, unë do jap kontributin tim në këto zgjedhje për PS-në dhe kaq. Nuk është qëllim në vetvete qenia deputet.