Në prezantimin e ‘Planit të Veprimit’, Kryeministri Rama bëri një krahasim të taksës së sheshtë që propozon opozita dhe taksës progresive që thotë Partia Socialiste.

“Taksa e sheshtë është rreziku më i afër dhe më konkret për të gjithë ata që punojnë në shtet dhe privat dhe janë nga 300 mijë deri në 1.2 milionë. Dëgjojeni një shifër lemeritëse se çka bërë në të kaluarën taksa e këtyre që duan të rikthehen. Kur ne e shporrëm taksën e sheshtë dhe vendosëm taksën progresive u kursyen 12.5 miliardë lekë që janë kursyer, pra 1 miliard dollarë kanë mbetur në tryezën e çdo familje shqiptare në këto 8 vite. Tani vijnë këta dhe na thonë që do të na jepni 9% taksë nga paga juaj dhe ‘oligarkëve’ siç thonë ata për më të pasurit do tu kërkohet e njëjtë barrë fiskale.

Sfida është si t’i fusim sa më shumë lek në xhep shqiptarëve ata kanë guximin të thonë Shqipëria fiton duke ulur nga 15 në 9 % pikërisht fitimin e atyre që mua mi kanë hedhur në kurriz. Si mund të tallen këta me të gjithë o njerëz të mirë. Me taksën e sheshtë për 7 vite biznesmenët e mëdhenj dhanë për shtetin 86 milionë dollarë, ndërkohë që në më pak vite me taksën progresive dhanë 481 milionë dollarë. Ata janë vetëm xhepin dhe për rrethin e tyre”, tha Rama.