Dita e dytë e fushatës e ka gjetur kryetarin e PS në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar takim edhe me operatorët turistikë të qytetit bregdetar.
Rama është pyetur në lidhje me linjat me vendet aziatike, për të cilat tha se do të fillojë shumë shpejt investimi në pistë ndërsa theksoi se është tepër optimist për përgjegjësinë e aeroportit të Rinasit tek pala shqiptare. Ndër të tjera, theksoi se do të punojnë për të vendosur linjën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama: Nuk më kishte shkuar në mendje kjo e vaksinimit të stafeve të hotelerisë dhe do e shohim me vëmendje, do bëjmë një analizë të kapaciteteve, të kritereve të mundshme dhe të jeni të sigurt që do ju njoftojmë shumë shpejt.
Dje kur erdha nga Turqia për të sjellë vaksinat, patëm një problem me avionin se na u desh të prisnim më gjatë sepse u anulua. Faktikisht ardhja e avionit ushtarak që do të sillte vaksinat ishte me vonesë se pista nuk e përballon një kategori të caktuar të avionëve. Jam shumë optimist për ndryshimin e pronësisë së aeroportit dhe kalimin e përgjegjësisë së aeroportit të Rinasit nga një palë duar që ishin qamet i madh në një palë duar shqiptare është se të gjitha pikat në kontratën koncesionare janë në rendin e ditës dhe nuk kemi të bëjmë me një kinez që nuk dimë ku ta gjejmë e ku ta kapim, por me një kompani shqiptare që është shumë më e mundur të funksionojë kërkesa e llogarisë.
Investimi në pistë do të fillojë shumë shpejt sepse dhe ne kemi programin e vendosjes së linjës me SHBA të Air Albanias dhe është e pamundur të ndodhë nëse nuk kemi një pistë për avionë që janë për fluturime të tilla. Besoj që do të jetë funksionale.