Kreu i qeverise Edi Rama nga qyteti i Elbasanit ka sulmuar koalicionin e opozitës, ku tha se kushdo që kërkon të kthehet në qeveri do të rrëmbejë copën e vet.
‘Por nuk kanë reflektuar për asgjë. Duan sot të marrin votën për të qeverisur. A e kuptoni që të gjithë këto që janë pjesë e këtij koalicioni janë pengmarrësit, të cilët e kanë të pamundur të qeverisin, pasi secili kërkon copën e vet. Duhet ta çojmë më tutje dhe jo ta kthejmë mbrapa. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveria, o karriken s’ka. Dash Shehi, Shpëtim Idrzi dhe Vangje Dule duan të kthehen në qeveri. Nard Ndoka do të kthehet në qeveri, por ky është më i vlefshmi nga të gjithë këta se na bën të qeshim. Do të jetë qeveria e Monikës, dhe e Ilir Metës. Mandati që po mbyllim është një mandat i thyer në mes nga dy goditje të tmerrshme, tërmeti dhe pandemia dhe ja kemi dalë. Shikoja dje në Itali rradhat që po bëheshin në pikat ku jepen ushqime falas për njerëzit. Nuk është një situatë rozë askund. Por falë përpjekjeve të mëdha që kemi bërë ja kemi dalë. Dhe do t’ja dalim deri në fund.’- tha Rama.