Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-ja nuk është gjunjëzuar nga tërmeti dhe pandemia globale, e për pasojë, sipas tij, asgjë nuk e pengon për të arritur majën.

Në fjalën e tij, Rama ka komentuar edhe në mënyrë simbolike kohën me shi me të cilën është karakterizuar motin gjatë këtyre ditëve.

“Ja doli një Rama ik se po prisja, gjithmonë e ka një zë, vazhdon koncerti, është i njëjti dhe ai ditëziu plaku i vrenosur i 1936 jeton si shpirt brenda atyre që nuk e durojnë dot, nuk e shohin dot simfoninë e punës sonë në të gjitha drejtimet. Ne nuk duam ta vazhdojmë rrugën vetëm , por duam që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e fuqisë së madhe që na duhet për t’u ngjitur në majë. Nëse ne nuk do e harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti apo lufta me armikun e padukshëm, ne do të besojmë që përderisa nuk na gjunjëzuan këta, ne nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Dielli nuk është prezent se ka ditë me shi, por është shi që paralajmëron breshërinë e votave të PS nga veriu në jug, që do të sjellin fundin e këtij shiu për të na lënë barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e bukur Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo. Sot kjo është e mundur, se Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin e vet me një infrastrukturore”, tha Rama.