Kur na ndajnë vetëm pak orë para heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama dhe PS ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.
Rama nga Durrësi ka komentuar edhe videot e transmetuara ditën e sotme në “Breaking”, ku shfaqet i filmuar kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etien Joka, duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave.
Kryeministri i bën një thirrje Presidentit Meta, e cili nuk reagoi në lidhje me këtë ngjarje, duke i thënë: “O Like, Like! Ta kisha thënë o lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zor dhe është me keq se sa kur e lë vetë, se kur e lë vet e lë një cik nga cik kur ta nxjerrin me zor e merr sëpatën dhe nuk di ku t’ja gjesh vendin. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je”.
“Po sot, një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës, unë thash tashi dil Like rrëmbe sëpatën shko priti duart mirëpo Likja nuk doli, por lëshoi një postim: votoni, do jetë ditë feste,mos kini merak, vetëm votoni për demokraci. O Like, Like! Ta kisha thënë o lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zor dhe është me keq se sa kur e lë vetë, se kur e lë vet e lë një cik nga cik kur ta nxjerrin me zor e merr sëpatën dhe nuk di ku tja gjesh vendin. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je. Ditën e diel do jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellet e historisë do të kthehen në lepuj të gjithë, ditën e diel patronazhistët tanë, armata jonë e zemrave dhe mendjeve”, tha Kryeministri.