Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha, në ndryshim nga sa duket si një lider europian, ai nuk është gjë tjetër veçse një korrier i historisë së shkuar, që sipas tij në 25 prill duhet të marrë fund.
” Nuk do të ketë politikanë të cilët do të mund ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi, historia jonë ka plot raste kur në momentet që sfidat janë bërë të rënda, korrierët janë shfaqur dhe u kanë folur shqiptarëve me zëra joshës që u thotë “ky vend nuk bëhet prandaj kap ca të kapësh’, dhe historia e kanë treguar se shtrenjtë e kanë paguar shqiptarët vajtjes pas berihait. Basha nuk është pjesë e asaj që mundon mendjen e njerëzve, sepse nuk ka forcë që del nga nevoja e brendshme për çfarë do ndryshimi, sfide të një populli dhe që shfaqet me brutalitetin e paramilitarëve dhe është e gatshme që të marrë jetën njerëzve. Basha shfaqeje e një forme të ndryshme në dukje europianiste, hajd se nuk është tip im, i shkathët, i buzëqeshur, i okllaisur, por nuk është një nevojë e nxjerrë nga aspirata, është korrieri i radhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet pjesë e së shkuarës”, tha Rama.