Në fjalën para të rinjve durrsakë, Kryeministri Rama pasi falënderoi për fjalimin Bojkenën, një studente ekselente, tregoi me pak fjalë historinë e saj. Sipas Ramës ajo sot studion në një degë që e ka ëndërruar, edhe pse babai saj është punëtor ndërtimi dhe nëna e saj është punonjëse në një rrobaqepësi. Sipas tij pak vite më parë kjo do të ishte e pamundur.
“Babai i saj është punëtor ndërtimi, nëna e saj është punonjëse në një rrobaqepësi. Bojkena sot studion në fakultetin që ka dëshiruar dhe ka merituar. Por nëse do të kishte trokituar 5-6 vite më parë nuk do të kishte arritur dot. Sepse deri para 5-6 viteve e dinë shumë mirë disa se sa stres ishte që të futeshe në universitet ku të takonte nëse do ishe vajza e një punëtori ndërtimi”, tha Rama.