Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se ka regjistruar një të vdekur dhe 153 raste të reja me sëmundjen COVID-19.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet e reja dalin pas testimit të 2.784 mostrave apo 5.4 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 327 pacientë.
Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 8 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 106.345 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.203 pacientë kanë vdekur dhe 97.384 janë shëruar.
Raste aktive janë 6.758.