Pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për akuzën e korrupsionit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga kryeministri Rama në rrjetin social në Facebook.
Ai nuk ka komentuar në lidhje me vendimin e SHBA, por ka bërë një postim lidhur me mjedisin në Shqipëri teksa ka publikuar foto të shpendit të rrallë që u gjet për herë të parë në vendin tonë.
“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet.
Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”- shkruan Rama.