Gjatë bashkëbisedimit të Ramës me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, zhvilloi një bisedë shumë interesante me një francez i cili kërkon të kontribuoi në Shqipëri në fushën e logjistikës.
Shqipja absolute e francezit tërhoqi vëmendjen e Ramës i cili e pyeti menjëherë se ku e ka mësuar gjuhën, duke shkëmbyer disa batuta me të riun.
Biseda e Ramës me francezin/Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.
Rama: Po këto shqipen nga e ke
Francezi: E kam mësuar në Shqipëri
Rama: Në punë e ke mësuar këtë?
Francezi: Në punë
Rama: Me shqiptare je martuar
Francezi: Po me shqiptare
Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.