Franca parashikohet si favoriti kryesor për të fituar Kampionatin Europian. Sipas një analize të përpunuar nga një grup analistësh dhe të publikuar në faqja statistikore Opta përfaqësuesja e drejtuar nga Didier Deschamps ka 20.5% mundësi të fitoj trofeun.
Gjithçka mbështetet mbi rezultate të mëparshme apo statistika. Pas saj klasifikohet Belgjika me 15.7%, duke e parë të paktën si finaliste.
Podiumin e plotëson Spanja dhe pas saj është gjermania që kanë respektivisht 11.3% dhe 9.8% shanse të marrin këtë trofe.
Portugalia kampione në fuqi është e pesta në këtë renditje statistikore me 9.6% mundësi. Anglia është e nënta në këtë radhë, ndërsa sipas Opta më pak mundësi ka Maqedonia e Veriut, vetëm 0.2%.