Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes, por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites. Sipas MeteoAlb, në zona të izoluara do ketë mini-stuhi breshëri dhe erë të fortë.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë