Një hap të rëndësishëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i nënshkrimit të këtij memorandumi nga ana e ministres së Kulturës Elva Margariti, Rama shkruan se Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor “Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Rama.