Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen… Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve.
Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi.
Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqënies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë.