Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel ka komentuar situatën e nxehtë mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi reciprocitetin e targave. Ai u shpreh se dialogu me Serbinë është shah jo boks.
“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën. Aty del një gjeneral që mbështet manovrat që t’i japë zemër që t’i japë zemër bijve të Serbisë. Ai është një fantazmë që zgjohet dhe ju flet veshëve dhe mendjes atyre që janë të verbër komplet që djegin qendrën e regjistrimit të targave”, tha Rama.