Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm do të financohet për laboratorët e informatikës për të gjitha shkollat.
Nga Durrësi, Kryeministri u shpreh se mësuesit e matematikës e fizikës që deri dje plotësonin orët nuk do të jenë vazhdimësia e klasave të informatikës por do të ketë një sistem të ri të dhënies së mësimit të informatikës.
“Mësimi mund të jepet lehtësisht nëpërmjet ekranit në klasën e informatikës. Kjo do të vlejë që nxënësit do të kenë një mësues kujdestar në distancë”, u shpreh Rama.
Rama: Po ashtu një tjetër temë që këtu mbase është pak e lidhur me mjedisin ku jemi dhe pse jeni në gjenerata të ndryshme është e aktiviteteve artistike pas mësimit. Dikush ngriti çështjen e profilit muzikor për shkak të lëndës që ka zgjedhur dhe lidhjen me letërsinë dhe dikush ngriti një problem të ngjashëm dhe jo në drejtim të profilit muzikor por artistik në artet pamore.
Sot ne vendosëm që në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm të adresojmë me financim çështjen e laboratorëve dhe çështjen e mësimit të informatikës, nuk e di si është në shkollat tuaja konkretisht, sepse në një pjesë të konsideruesheme edhe vetë mësuesit e informatikës janë mësues matematike e fizike që plotësojnë orët, nuk mund të jetë vazhdimësia e klasave të informatikës. Ne do të fillojmë punën për të të plotësuar laboratorët, me qëllimin që plotësimi i laboratorëve të jetë një objektiv afatshkurtër dhe për të ndryshuar sistemin e të mësuarit të informatikës.
Nuk është e domosdoshme të jemi në një hapësirë për të ndarë opinionet tona dhe shqetësimet tona, sistemin e dhënies së mësimit të informatikës, që kemi objektivin ta nisim që në klasë të parë, do ta bëjmë një sistem të qendërzuar ku falë mundësisë së lidhjes në distancë, nxënësit duke patur mësuesin përkatës të marrin një pjesë të mësimeve nga lektorë të nivelit më të lartë. Mësimi mund të jepet lehtësisht nëpërmjet ekranit në klasën e informatikës. Kjo do të vlejë që nxënësit do të kenë një mësues kujdestar në distancë, kështu mësuesi i klasës do të trajnohet edhe ai vetë për këtë proces mësimor.
Ne sot kemi diskutuar vendosjen në dispozicion të programit të arteve dhe sporteve, të një financimi të veçantë, ku hyn edhe vullentarizmi dhe edukimi mjedisor. Për të gjitha këto ne do të kemi një pjesë të procesit që do të organizohet duke i dhënë mundësi shkollave të krijojnë rrethet e tyre sportive dhe artistike sipas dëshirave dhe talenteve dhe një pjesë tjetër do të jetë në shërbim të spontanitetit të nxënësve.